KQZ mbajti mbledhjen e radhës

KQZ mbajti mbledhjen e radhës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës ku u diskutua lidhur me votimin përmes postës, i cili ka filluar më 19 shtator dhe përfundon më 5 tetor.

KQZ thotë se fletëvotimet duhet të pranohen nga ky institucion më së largu më 5 tetor 2019.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 6 tetor 2019.

Sipas vendimit të KQZ-së, bazuar në listën përfundimtare të votuesve numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868, ndërsa, KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1 milion e 801 mijë e 800 fletëvotime, pra 136 mijë e 68 apo 7.02% fletëvotime më pak se votues.