Votohen komisionet parlamentare

Përfundoi seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot votoi për formimin e 14 komisioneve parlamentare, shkruan rtv21.tv

Për këtë pikë deputetët votuan me 90 vota për, asnjë kundër dhe një abstentim.

Numri i komisioneve parlamentare është zvogëluar nga 16 siç ishte me rregullore, në 14.

Këto janë komisionet dhe partitë që do t’i udhëheqin:

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë –  AAK

Komisioni për Integrim Evropian- LDK

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion – LDK

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport – LDK

Komisioni për Buxhet dhe Financa – VV

Komisioni për qeverisje lokale, zhvillim rajonal dhe media- PDK

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime strategjike – NISMA

Komisioni për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes -VV

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale- AAK

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis – VV

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve – Lista Serbe

Komisioni për të Drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione – Grupi parlamentar 6+

Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike – PDK

Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë – PDK./21Media

Back to top button