Christine Legarde merr miratimin e Parlamentit Evropian për këtë post

Christine Legarde merr miratimin e Parlamentit Evropian për këtë post

Parlamenti Evropian mbështeti emërimin e Christine Legarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane. Ky votim i hap rrugën asaj që të bëhet gruaja e parë që mban këtë post.

Ligjvënësit votuan 394 për, 206 kundër dhe me 49 abstenime në seancën e parlamentit në Strasburg.

“Christine Lagarde është një zgjedhje e shkëlqyeshme”, tha para votimit, Ludek Niedermayer, një ligjvënës i krahut të djathtë.

Lagarde nuk ishte e pranishme në seancë, pavarësisht ftesës për të marrë pjesë.

Lagarde ka drejtuar më parë Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Udhëheqësit e BE-së do të formalizojnë emërimin e saj për një mandat tetë vjeçar në një samit të rregullt në mes të muajit tetor.

Legarde ka shërbyer edhe si mininistre e financave të Francës në vitin 2007. Caktimi i saj zyrtar pritet të bëhet në një samit të rregullt në mes të tetorit, kur ajo pritet të fillojë mandatin 8 vjeçar.

Yver Mersch nga Luksemburgu gjithashtu u votua si zëvendëspresident i Bankës Qëndrore Evropiane me 379 vota për, 230 kundër dhe 69 abstenime./21Media