“Sot zgjedhim president, të vendit tonë të shtetit tonë, të Republikës së Maqedonisë së Veriut"

“Sot zgjedhim president, të vendit tonë të shtetit tonë, të Republikës së Maqedonisë së Veriut”

“Sikurse të gjithë qytetarët edhe unë pres që kjo ditë zgjedhore të kalojë në rregull dhe sonte ta mësojmë se kush do të jetë presidenti i pestë i Republikës së Maqedonisë. Presidentit të ri i dëshiroj që t’i mban të gjitha premtimet, sepse qytetarët e presin këtë dhe ta ruajnë nderin e institutit “predisdent”, u shpreh Gjorge Ivanov.

“Sot zgjedhim president, të vendit tonë të shtetit tonë, të Republikës së MAqedonisë së Veriut. Ky është funksion shumë i rëndësishëm. Është njeriu i parë që prezanton vendin jashtë kufijve por edhe i pari brenda kufijve, sepse është komandant suprem i armatës sonë. Më e rëndësishme sot është që zgjedhjet të jenë të sukseshme dhe në mënyrë të sukseshme të zgjedhim presidentin tonë. Njëkohësisht, nga ky vendim do të varet se në çfarë drejtimi dhe me çfarë tempo do të vazhdojë të lëvizë vendi jonë”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Pasi kaluam 13.000 kilometra nëpër Maqedoni. Mund të konkludoj se sot është dita kur qytetarët duhet zëshëm të flasin me stilograf në dorë, prapa kutisë së votimit. Vallë janë për këtë përditshmëri e cila për fat të keq është qeveria e udhëhequr nga Zaev Zoran. Apo janë për atë që ne 5-së javët e kaluara apo gjatë gjithë periudhës së kaluar kemi folur. Ajo është drejtësia që duhet ta fitojë gjithë padrejtësinë që sot po ndodh në Republikën e Maqedonisë”, potencoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Është një moment shumë i rëndësishëm  që vendi ynë të japë një porosi për tërë rajonin, por në veçanti për Komunitetin Ndërkombëtar që tani më është një shoqëri e pjekur e përgatitur për procese të rëndësishme. Sot nuk është dita për të ndejtur në shtëpi dhe për tu bërë sehirxhi. Por për të kontribuar dhe ndihmuar për proçese shumë të rëndësishme të cilat e presin vendin tonë, në ditët, muajt në vijim”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Sa i përket rezultatit zgjedhor pres fitore edhe më bindëse në rrethin e dytë. Për arsye se kategoria e njerëzve që kanë qëndruar në shtëpi në rrethin e parë apo ata njerëz që kanë votuar për kundër-kandidatin tim Blerim Rekën për të cilin zgjedhjet përfunduan në rrethin e parë. Një pjesë prej tyre pres që të dalin në vendvotime dhe do të votojnë. Shpresat e mia janë që pjesa më e madhe e tyre do të mbështesin koncpetin me të cilin po merrem më shumë se një muaj, gjatë periudhës së kampanjëz zgjedhore”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

“Mendoj se targeti grupi i qytetarëve në të cilin jam koncentruar dhe për të cilët mendoj se ka qenë e nevojshme t’i inspiroj ose të tu qartësohen dilemat nëse të dalin ose jo mendoj me sukses e kam kryer. Dita filloj si në dimër dhe ky është dimri politik në Maqedoni dhe mendoj se në fund do të përfundoj me diell”, tha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për president.