Këtë mesazh dha pas votimit

Këtë mesazh dha pas votimit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti votoi qendrën e votimit në Fakultetin Juridik, shkruan rtv21.tv

Pas përfundimit të votimit, Kurti tha se sot është një ditë e veçantë.

“Dita sot është fort e veçantë. Në ditën e sotme nuk ka rëndësi a je i pasur, a je i varfër, a je grua, a je burrë, ai je i ri apo i moshuar, a vjen nga fshati apo qyteti, a ke mbaruar shkollim të lartë apo jo, të gjithë jemi të barabartë, sistemi politik është hapur për të gjithë dhe secilin njësoj”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë shans që siç tha ai është “unik për nga karakteri e historikë për nga pesha”

Kurti u shoqërua nga bashkëshortja dhe vajza e tij./21Media