Voton Bujar Nishani

Nishani së bashku me bashkëshorten e kryen obligimin qytetar

Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë, ku 3 milionë e 452 mijë e 260 shqiptarë kanë të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

Edhe ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani  votoi në Shkollën “Andon Zako Çajupi”.

Sipas Nishanit, janë shqiptarët ata që e kanë në dorë funksionimin e demokracisë, ndërsa ka bërë thirrje që të dalin dhe të votojnë të gjithë.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes, orar pas të cilit komisionerët e qendrave të votimit do të mbyllin kutitë me materialet zgjedhore shoqëruar me procesverbalet përkatëse.

Back to top button