Voton Presidenti Hashim Thaçi

Thaçi i fton qytetarët që të votojnë

Të drejtën për të votuar e ka shfrytëzuar edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij. Thaçi ka votuar në Shkollën Faik Konica në Prishtinë.

Ai po ashtu ka ftuar edhe gjithë qytetarët e Kosovës që të votojnë, si dhe ka thënë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin. “Besoj se janë zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetin e Kosovës, për kultivimin e demokracisë, afirmimin e shtetit tonë të konsolidimit dhe forcimit të institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës, prandaj ftoj të gjithë qytetarët pa dallim partie politike apo etnie që të dalin të votojnë”, ka thënë Thaçi./21Media

Back to top button