Voton Veseli, arsyeton vonesën

Edhe Veseli me bashkëshorte iu drejtuan kutive të votimit

Kryetari i PDK-së së bashku me bashkëshorten, sapo hodhën votën e tyre në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Ai në një prononcim për media tha se në rend të parë duhet t’i falëndërojmë ata që na kanë mundësuar këtë duke thënë “lavdi” për të gjithë të rënët gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Veseli porositi që të votohet “Le të votojmë lirshëm”.

Ai madje e arsyetoi edhe vonesën e tij për të votuar. Ai tha se bashkëshortja i kishte thënë t’i ndërrojë rrobat në mënyrë që të kombinohet me të, kështu që letërnjoftimi i mbeti në rrobat tjera. Megjithatë, Veseli tha se e rëndësishme është se nuk ka harruar të votojë./21Media

Back to top button