Gjërat që një grua i ka të ndaluara në Arabi

Gjërat që një grua i ka të ndaluara në Arabi

Vendi më kontravers në Azi për kufizim e të drejtave të grave, Arabia Saudite prej 24 qershorit do t’i lejojë që të vozisin.

Por kjo nuk është asgjë krahasuar me gjërat tjera të cilat një grua i ka të ndaluara në këtë vend dhe që varen nga qeveria si dhe nga meshkujt e familjes, përcjell rtv21.tv.

Nëse je grua e lindur në Arabinë Saudite ju e keni të ndaluar t’i bëni këto gjëra:

1. Ka një kod rigoroz të veshjes që përbëhet nga veshja e një rrobe të zezë të quajtur ‘Abaya (burka) kjo lë vetëm fytyrën ose sytë e zbuluar.

2. Sauditet nuk mund të udhëtojnë pa një kujdestar mashkull ‘Mahram’, veçanërisht në udhëtimet me e largëta.

3. Nëse gruaja dëshiron të largohet nga shtëpia, të shkojë në një udhëtim ose punë, ajo duhet të marrë leje nga kujdestari i saj, ky mund të jetë babai, vëllai, xhaxhai, ose në disa raste, djali i saj. Nëse e bëni këtë pa leje, ju mund të ndëshkoheni.

4. Ato nuk mund të martohen ose të divorcohen pa lejen e “mahramit” të tyre.

5. Nëse një grua saudite dëshiron të martohet jashtë vendit, së pari duhet të aplikojë për një leje nga Ministria e Brendshme e vendit të saj; dhe burri i saj i ardhshëm duhet të jetë musliman.

6. Gratë mund të kenë llogari bankare në emër të tyre, por së pari duhet t’u kërkojnë leje mbrojtësve të tyre.

7. Dëshmia e një gruaje është vetëm gjysma e asaj të një burri, sipas sistemit gjyqësor saudit.

Në një familje, vajzat marrin vetëm gjysmën e trashëgimisë së vëllezërve të tyre. Në rastin e divorcit, nëse meshkujt e lejojnë atë, nënat mund të kenë kujdestarinë e fëmijëve të tyre në maksimum prej shtatë vjetësh për fëmijët e tyre dhe nëntë për bijat e tyre./21Media