Policia gjeti një makinë në vendngjarje

Policia gjeti një makinë në vendngjarje

Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit, të dyshuar si autorë të vrasjes me thikë të 23 vjeçarit F. S. Trupi i pajetë i të riut nga Tropoja u gjet mëngjesin e të hënës, më 12 gusht  në një kanal në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” në Fier.

Të arrestuarit janë shtetasit S.S, 26 vjeç dhe K.M, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë“, njoftoi Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

23-vjeçari nga Tropoja ishte shpërngulur në Fier një muaj më parë. Në vendngjarje policia gjeti një mjet tip “Renault”, i cili mund të jetë përdorur nga viktima.

Policia dyshon se i riu ka ndaluar për shkak të ndonjë defekti makinën në rrugë, por nuk përjashtohet as mundësia që të jetë lënë në mënyrë të qëllimtë.