Parashikimi i motit nga IHMK

Parashikimi i motit nga IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Në orët e hershme të ditës nëpër vise të ulëta do të ketë mjegull  afatshkurtër si pasoj e ndryshimeve termike.

Sipas IHMK-së, sonte gjatë natës vende-vende pritet të ketë riga lokale të intensitetit të dobët të cilat do të jenë prezent në veriperëndim të vendit edhe nesër në orët e para .

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri +3 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s./21Media