Lezha, Durrësi e Vlora me shi

Lezha, Durrësi e Vlora me shi

Vranësirat dhe reshjet e shiut do vazhdojnë ta shoqërojnë Shqipërinë edhe këtë të premte, por vetëm në zona të caktuara.

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta por pasditja do të ketë reshje shiu, kryesisht në qarqet Lezhë, Durrës dhe Vlorë.

Ndërsa në qarqet e tjera, do të ketë vetëm vranësirë por nuk do të ketë shi.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara duke u luhatur nga 2 gradë në orët e para të mëngjesit deri në 19 gradë Celsius në darkë.

Ndërsa era do fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.