“Vrapo me FSK-në”

Numri i atyre që dëshirojnë të vrapojnë është rritur

Oficerë të rinj të cilët shërbejn në kuadër të FSK-së këto ditë janë duke e organizuar një vrap humanitar “Vrapo me FSK-në Mitrovica 2017”.

Kampanja ka nisur të hënën ndërsa do të jetë e hapur deri të shtunën për regjistrimin e qytetarëve që jetojnë apo vizitojnë Kosovën.

Ata mund të kontribojnë me anë të regjistrimit për të vrapuar dhe mjetet do të derdhen në fondin e bamirësisë për të ndihmuar familjet që jetojnë në kushte të vështira në Mitrovicë, shkruan rtv21.tv

Në emisionin “Për ditë të mbarë” të ftuar për të diskutuar lidhur me këtë aktivitet humanitar ishin Drilon Llalloshi Toger si dhe Fitore Fazliu Togere.

Fitore Fazliu tha se qytetarë e kanë pritur mjaft mirë kampanjën dhe këtë e ka rezultuar edhe regjistrimi për të marrë pjesë në vrap apo jo, sepse jo domosdoshmërisht duhet të vraposh që të bëhesh pjesë e këtij aktiviteti.

Ajo tha se ka pas mjaft të tillë që vetëm janë regjistru vetëm për t’i dhuruar parat sepse e dinë që do të shkojnë për ato familje.

Ndërsa Drilon Llalloshi tregoi se numri i atyre që dëshirojnë të vrapojnë është rritur ndërsa pritet që numri të shtohet për këto dy ditë sa do të jetë hapur kampanja,

Ai tha se prezenca e tyre në Mitrovicë do ta nderonte FSK-në si dhe në të njejtën kohë do të kenë mundësi me pa diçka të bukur në komunën e Mitrovicës sepse atje do të ketë edhe aktivitete të tjera kulturore.

Llalloshi tha se në fund të vrapit pjesëmarrësit do të çertifikohen me nënshkrimin e gjeneralit Rama dhe të kryekomunalit të Mitrovicës.

Vrapi do të realizohet më 9 prill në Komunën e Mitrovicës, në Sheshin “Mehë Uka”./21Media

Back to top button