Mimoza Kusari- Lila merr pjesë në Mini Maratonën "vrapojmë për Dije

Mimoza Kusari- Lila merr pjesë në Mini Maratonën “vrapojmë për Dije

Me synim që të mblidhen fonde për minoritete, do të mbahet një Mini Maratonë me datën 31 gusht në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur Mimoza Kusari përmes një postimi në Facebook, ku konfirmoi edhe pjesëmarrjen e saj.

“Fëmijët Rom, Ashkali dhe Egjiptas janë fëmijët e Kosovës dhe sikur çdo fëmijë, kanë të drejtën në jetë të sigurtë, në shkollim të mirëfilltë dhe në integrim pa paragjykim në shoqëri”, tha ajo. Më pas ajo shtoi se kjo Mini Maratonë është organizuar nga Organizata “Zëri i Romve, Ashkalive dhe Egjiptianeve”.

Për të marr pjesë në këtë Maratonë duhet të paguhet një shumë prej 5 euro.

Muajve të fundit ka pasur raste kur të miturit romë janë keqtrajtuar seksualisht. Para katër ditësh në Prizren një i mitur u keqtrajtua seksualisht në pikë të ditës./21Media