Tensione në Shqipëri

Tensione në Shqipëri

Një episod i rëndë u regjistrua mes Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ish-drejtorit të CEZ, Sait Dollapi, njëherësh edhe Sekretar Organizativ i PD.

Dollapi i është afruar me maskë antigaz pranë kordonit të policisë. Polici i kërkon të heqë maskën dhe u bën me shenjë policëve të tjerë ta shoqërojnë.

Dollapi refuzon ta heqë maskën dhe të shoqërohet, dhe vrapon me vrap. Gjatë vrapimit ai rrëzohet. Policia sulet mbi të dhe e godet me shkop gome. Më pas shoqërohet në polici.

Në një reagim për ngjarjen, selia blu deklaron se “Sahit Dollapi u ndalua dhe u dhunua në shkelje flagrante të ligjit. Pamjet tregojnë se Sekretari Organizativ i PD nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm apo antiligjor, por po mbrohej nga gazi helmues me maskë antihelm, kur policia e ka agresuar”./oranews