Vrasësit serik iu dha dënimi i dyte i përjetshëm

Vrau 55 gra dhe një polic

Policit siberian, i njohur si vrasësi më i madh serik i Rusisë i epokës moderne i është dhënë dënimi i dytë i përjetshëm.

Mikhail Popkov, 53 vjeç, vrau 55 femra dhe një polic afër Irkutskut.

Femrat që Peskov ka vrarë ishin viktima të cilave u kishte ofruar udhëtimin me veturën e tij netëve të vona.

Të paktën 10 prej tyre janë përdhunuar fillimisht dhe më pas janë vrarë. Në tri raste ai i kishte kryer krimet gjatë detyrës, me veturë të policisë.

Popkov u kap në 2012 pasi përmes ADN-së u identifikua vetura e tij.

Viktimat ishin të gjitha femrat midis moshës 16 dhe 40 vjeç, ndërsa vetëm një prej tyre ishte mashkull, polic. Vrasjet ndodhën midis viteve 1992 dhe 2007.

Popkov i kishte vrarë viktimat rreth qytetit të Angarsk, pranë Irkutskit, me sëpatë dhe çekiç ndërsa trupat e tyre i kishte hedhur në pyje, në rrugë dhe në një varrezë lokale.

Numri i të vdekurve tejkalon 48 të vrarët nga “vrasësi i shahut” Alexander Pichushkin dhe 52 të vrarët nga Andrei Chikatilo gjatë epokës sovjetike.

Popkov ka deklaruar se qëllimi i vrasjeve ishte “pastrimi” i Angarskut nga gratë imorale, por se kjo ishte një e pavertetë, ngase ai i kishte joshur të gjitha llojet e grave me veturën e tij.

Back to top button