Dënohen tre persona

Dënohen tre persona

Resmije Bytyqi është dënuar me 20 vite burgim nën akuzat se planifikoi dhe ndihmoi në vrasjen e bashkëshortit të saj Abedin Bytyqi. Suharekasi ishte vrarë e më pas djegur në malet e Suharekës ndërsa përgjegjës nga shkalla e parë për këtë vepër janë bashkëshorten e tij Resmije dhe njerëz të afër me familjen e saj. Personi që akuzohet si dorasi Murat Ademi është dënuar me 25 vite burgim Fadi Fetiu është ndëshkuar me 12 vite burgim. Nga procesi i pafajshëm ka dalë vetëm Reshat Ademi.

Aktakuza sqaron se në tetor të vitit 2016-të të porositur nga bashkëshortja e të nderit Abedin Bytyqi grupi planifikuan vrasjen dhe djegien e Abedim Bytyqit. Murat Ademi, kishte shfrytëzuar situatën kur i ndjeri po kryente disa punime në elektrikë në shtëpinë e Fadil Fetiut. Aty siç përshkruan aktakuza Murati nën kërcënimin e armës e kishte lidhur viktimën. Pasi e kishte lidhur, Murati e kishte hipur viktimën në veturë dhe e kishte dërguar në një vend ku po priste Reshat Ademi. Në këtë vend, siç përshkruhet në aktakuzë, dy të akuzuarit e kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit.Sipas përshkrimit të prokurorisë, të pandehurit nuk ishin mjaftuar me rrahjen kur në mënyrë mizore viktimës ia kishin vënë zjarrin duke i shkaktuar dhimbje deri në shkaktimin e vdekjes. Të akuzuarit më pas e kishin vendosur viktimën në një gropë dhe e kishin mbuluar me dhe.Aktakuza përshkruan se të pandehurit kishin vazhduar në një takim ku kishin pirë kafe me Fadil Fetiun.

Nga të gjitha veprimet prokuroria i akuzon Murat e Reshat Ademin për veprën penale të vrasjes së rëndë, Fadil Fetiun për moslajmërim të veprës penale ndërsa Resmije Bytyqin shtytje në vrasje.Prokuroria pretendon se ka prova që bashkëshortja ishte shtytësja e vrasjes.Prokurori përshkruan se e akuzuara Resmije Bytyqi, në kohë të pacaktuar të vitit 2016, në takimet paraprake të cilat i kishte pasur me të akuzuarin Murat Ademi (djalin e xhaxhait) e ka shtyrë këtë të fundit që ta kryejë veprën penale të vrasjes ndaj bashkëshortit të saj Abedin Bytyqi. Sipas aktakuzës së prokurorisë, e akuzuara Resmije, gjatë bisedave me të akuzuarin Murat Ademi, kishte deklaruar se bashkëshorti i saj Abedini po e maltretonte e rrahte, duke i cekur se nëse i njëjti nuk ndërmerr ndonjë veprim do të porosisë ndonjë person tjetër për ta vrarë – eliminuar bashkëshortin e saj. I akuzuari Murat, i shtytur nga fjalët e saja së bashku me vëllaun e tij në bashkëkryerje ndërmarrin veprime me qëllim të privimit nga jeta të tani të ndjerit Abedin./kallxo.com