Është raportuar se viktima ishte ankuar në polici për kërcënimet që po i vinin nga ish burri

Është raportuar se viktima ishte ankuar në polici për kërcënimet që po i vinin nga ish burri

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetimet për mënyrën se si Policia e Kosovës ka trajtuar kërcënimet që Pjetër Nrecaj i kishte bërë bashkëshortes së tij Valbona Nrecaj.

“Inspektorati Policor i Kosovës më datë 08.08.2018, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimin preliminar ndaj disa zyrtarëve policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë lidhur me dyshimet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrave”, thuhet në njoftimin e Inspektoiatit Policor të Kosovës.

Sipas njoftimit tani për tani IPK-ja, përkatësisht Departamenti i Hetimeve është në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe veprimeve tjera hetimore në lidhje me këtë rast. Pas analizimit të
informacioneve sipas tyre do të merren hapat e nevojshëm duke u bazuar në Ligjin e IPK-së.

Është raportuar dje se pesë orë para vrasjes viktima ishte ankuar në polici për kërcënimet që po i vinin nga ish burri por brenda pesë orësh Policia e Kosovës nuk kishte arritur ta identifikonte vendndodhjen e njeriut i cili po e kërcënonte ish-gruan e tij./21Media