Ish-polici u qëllua mbrëmë me 4 plumba

Ish-polici u qëllua mbrëmë me 4 plumba

Zbulohen detaje të rëndësishme në lidhje me vrasjen e kryer të martën në orën 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku u ekzekutua ish-polici, Santiago Malko. Ish-polici u qëllua me 4 plumba, teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip BMW X5, me targa AA153OO.

Autorët pastaj dogjën makinën tip Benz në dalje të Tiranës, në fshatin Ferraj. Brenda makinës, policia ka gjetur armën tip kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja. Po ashtu në vendngjarje janë sekuestruar 9 gëzhoja.

Autorët e kanë ndjekur viktimën me makinë, duke i prerë rrugën me një furgon të bardhë dhe më pas është qëlluar edhe nga një makinë tip Benz. Objektivi i atentatit ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin e një banese.

Ndërkohë forcat e rendit kanë emrin e të paktën një prej të dyshuarve si autor të vrasjes. Bëhet fjalë për shtetasin e Shqipërisë me iniciale D.A.

Për këtë vrasje janë shoqëruar në komisariat gjatë natës të paktën 10 persona./vizionplus