Vrasja e Qerim Kelmendit, reagoi vëllai Ibrahimi

““Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë!”

Personi që dyshohet se u vra mbrëmë pas mesnate në fshatin Zahaq të Pejës është ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Kjo tashmë u konfirmua edhe nga vëllai i të ndjerit dhe njëkohësisht anëtarit të ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi.

“Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë! Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin!”, shkroi ai në rrjetin e tij social Facebook.

Kelmendi publikoi edhe një foto të të vëllait së bashku me Ilirin Konushevcin dhe Adrian Krasniqin.

Ndryshe, Qerim Kelmendi u gjet brenda një veturë, e cila është djegur rreth orës 01:30 minuta të datës së sotme.

Back to top button