Po zbardhet rasti i vrasjes së vogëlushit nga një grua në Zvicër

Po zbardhet rasti i vrasjes së vogëlushit nga një grua në Zvicër

Vrasja e vogëlushit kosovar në Zvicër më 21 mars të këtij viti nga një grua e moshuar pat tronditur publikun shqiptar dhe zvicran.

Ai ishte vrarë me thikë nga e moshuara Angela N, kur shtatëvejçari ishte duke u kthyer nga shkolla.

Tani gazeta zvicerane Blick shkruan se janë zbardhur disa dokumente të gjykatës së Bazelit të cilat kanë treguar se vrasja e kosovarit ka qenë e planifikuar.

Gazeta po ashtu raporton se gruaja 75 vjeçare dyshohet se ka pasur borxh gati 100 mijë franga.

Mërgim L. ( emër i vendosur nga redaksia), i cili jetonte me prindërit në Zvicër është varrosur në Kosovë./21Media