​Paraburgim ndaj tre të pandehurve

​Paraburgim ndaj tre të pandehurve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurve N.M., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale vrasje e rëndë dhe veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, të pandehurit M.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje dhe kundër të pandehurit F.R. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje me të ndjerin M.R.

Sipas gjykatës, të pandehurve N.M, M.M dhe F.R iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

“Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të pandehurve. Ekziston dyshimi i bazuar se pas një kontesti pronësor që kishin në mes veti dy familjet, me datë 05 shtator, rreth orës 15:40, në kryqëzimin e rrugës rr. “Muharrem Fejza” dhe “Jakov Xoxa” në Prishtinë, i pandehuri F.R dhe tani i ndjeri M.R, kishin larguar kockat e betonit nga shkallët e lokalit, të cilët i kishin vendosur të pandehurit N.M. dhe tani i ndjeri B.M dhe në ato momente kishte filluar sharja dhe përleshja fizike në mes tyre dhe në përleshje e sipër, të pandehurit M.R dhe N.M, nxjerrin revolet, shtinë disa herë me revole në drejtim të njëri tjetrit, duke i shkaktuar plagë të rënda njëri tjetrit dhe nga të shtënat e të ndjerit B.M, pëson lëndime të rënda trupore tani i dëmtuari G.R, i cili në ato çaste ishte kalimtar i rastit si dhe i pandeh uri F.R, ndërsa nga të shtënat e tani të ndjerit M.R, plagoset në këmbën e majtë i pandehuri N.M. Të plagosurit pastaj dërgohen për trajtim mjekësor në QKUK-ë dhe tani të ndjerit B.M e M.R nga plagët e marra vdesin në QKUK”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media