Vrasje e dyfishtë me armë në Prilep, vrau bashkëshorten dhe nënën e saj

Lëndohet i dyshuari dhe një person tjetër

Dy trupa të pajetë janë gjetur në Prilep në orën 8 të mëngjesit. Trupat e pajetë të bashkëshortes dhe nënës së saj kanë pasur plagë nga armë zjarri. Në to, ka shtënë i dyshuari, 50-vjeçari, ish-burri dhe dhëndër i viktimës. Dy plagë nga armë zjarri ka marrë edhe një person, vëllai dhe djali i të dëmtuarve.

Në tentim të zmbrapset, është lënduar edhe i dyshuari. I lënduari dhe i dyshuari janë transferuar në Spitalin e Prilepit ku u është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore. Prokurori publik në koordinim me ekipin e Krim- Teknikës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer mbikëqyrje në shtëpinë në rrugën “Aleksandri i Madh” në Prilep ku është kryer masakra.

Back to top button