Vrasje e rëndë në Prizren, vritet 19 vjeçari

Vritet viktima 19 vjeç, arrestohen 2 persona

Sot rreth orës 16:00,  policia rajonale në Prizren pranoi një informacion për një person me lëndime në qendrën emergjente në Prizren, pasi policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe duke e trajtuar rastin ka pranuar informatën se personi i lënduar ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar Zyra për Marrëdhëniet me Publikun e Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren.

Viktima është mashkull i moshës 19 vjeçare. Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ka kuptuar se viktima ka pësuar lëndime ne një rast përleshje ne rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshimte ka kryer një kontrollë dhe ka ndaluar dhe arrestuar dy të dyshimtë, H. S i lindur ne vitin 1996 dhe Sh.S i lindur ne vitin 1994.

“Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se janë përdorur në vrasje. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtit janë ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orësh.“, ka deklaruar Togeri Shaban Osmanollaj, Zyrtar për informim në Policinë e Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja./21Media

Back to top button