Autori i krimit në arrati

Autori i krimit në arrati

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Shosh të Malësisë së Dukagjinit në Shqipëri.

Viktima është identifikuar si Lazer Arraj. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, rreth orës 12:00.

“Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër”, raporton policia.

Raportohet se 55-vjeçari njihej në zonë edhe me mbiemrin Pjetrushi.

Pas krimit autori është larguar dhe mund të jetë fshehur në ndonjë nga zonat malore.

Policia ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./oranews