Një person i moshës 46 vjeçare, theri me thikë tre anëtarë të një familje në Gostivar

Një person i moshës 46 vjeçare, theri me thikë tre anëtarë të një familje në Gostivar

Rasti ka ndodhur në një banesë në rrugën “Ilindenska” në Gostivar, ndërsa në polici është paraqitur në mëngjes në orën 3:55. Tre anëtarët e familjes morën lëndime të rënda në trup, ndërsa ato nuk mundi t’i përballojë gruaja e moshës 78 vjeçare, e cila ndërroi jetë në spital.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dal policia e Tetovës, ku kanë konstatuar se tre persona janë të lënduar. 78 vjeçarja S.T , 54 vjeçari S.R dhe 60 vjeçari B.R të tre nga Gostivari. Shpejtë tre personat janë transferuar në spitalin e Gostivarit, ku edhe 78 vjeçarja S.T ju ka nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ndryshe me këtë rast rreth orës 05:45 në Gostivar, është privuar nga liria, një person i moshës 46 vjeç nga Gostivari, i cili dyshohet për involvim në këtë rast. Prokurori Publik dhe SPB Tetovë, janë duke kryer inspektimin në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, raporton TV21.

Nga Prokuroria e Gostivarit, thonë se shkaku i këtij incidenti është borxhi i pa shlyer. I dyshuari për vrasjen tani është i arrestuar dhe po mbahet në qeli. Agresori rreth orës katër të mëngjesit kishte shkuar për t’i kërkuar paratë, ndërsa në banesë kanë qenë nusja dhe nëna e saj, të cilat janë sulmuar.

Në ato momente ka ardhur edhe djali i cili po ashtu është sulmuar me të njëjtën thikë.

Për momentin djali dhe gruaja e tij janë me lëndime në trup, dhe janë të hospitalizuar në klinikën e Shkupit.

“Gruaja ka pasur lëndime trupit me mjet të mprehtë afër 20 shpuarje. Njëra ka qenë me lëndime të renda në pjesën e kraharorit të mbështjellësit të mushkërive të bardha dhe ka pasur ajër në pjesën të mushkërive. Pacienti burrë mashkull, për shkak lëndimeve në kokë dhe kurriz, janë duke bërë investigime dhe do të jetë i shtrirë në kujdesin intenziv në klinikën kirurgjike”, u shpreh drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nexhat Jakupi.

Siç raportohet, agresori është punonjës i Njësisë Zjarrfikësve së Gostivarit, por policia për momentin, për shkak të hetimeve, nuk jep detaje për identitetin e tij./21Media