Vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se së bashku me një person tjetër kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi.
Rasti ka ndodhur më 19.04.2022 rreth orës 19:30 në Prishtinë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër i cili ka shtënë me armë është në kërkim të Policisë.
Nuk raportohet për të lënduar./21Media

Back to top button