Ai ishte fshehur prapa një identiteti të rremë

Ai ishte fshehur prapa një identiteti të rremë

Policia e Skocisë ka arrestuar një francez në aeropotin e Glasgow pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u kap sapo mbërriti në aeroport pas një fluturimi nga Parisi.

Xavier Dupont de Ligonnes kërkohej nga policia franceze nën akuzën e vrasjes, pasi dyshohet se ai ka vrarë gruan dhe katër fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2011 në Nantes.

Policia i gjeti trupat e viktimave të varrosur në kopshtin e shtëpisë në Nantes.

Sipas mediave të huaja 58 vjeçari kishte krijuar një identitet të rremë dhe ishte gjithmonë në lëvizje.

Ndërkohë në deklaratën e saj, policia e Skocisë bën me dije se ka arrestuar një person pas një urdhër arresti nga Franca dhe po punon për identifikimin e tij.

Dupont de Ligonnes dyshohet se vrau gruan e tij: Agnes, 48 vjeç dhe fëmijët e tij, Arthur, 21 vjeç, Thomas, 18 vjeç, Anne, 16 vjeç dhe Benoît, 13 vjeç./21Media