Vrau gruan dhe e futi në bagazh, u arrestua shqiptari në Gjermani

Pas kontrollit në veturë, u gjet edhe trupi i pajetë i bashkëshortes

Policia gjermane arrestoi këtë të shtunë një shtetas kosovar, i cili dyshohet se vrau gruan e tij. Ngjarja ndodhi në Minfeld, ku u bë i mundur edhe arrestimi i shqiptarit.

Mediat shkruajnë se ai e ka vrarë gruan e tij me armë zjarri dhe e ka futur në bagazhin e makinës. Shtetasi kosovar u arrestua nga policia teksa po drejtonte makinën. Efektivët i kërkuan atij të ndalonte makinën për një kontroll rutinë dhe ai doli nga mjeti me armë në dorë. Në këtë moment, atij iu vunë prangat.

Ndërsa, pas kontrollit të ushtruar në makinë, u gjet edhe trupi i pajetë i bashkëshortes në bagazh./vizionplus

Back to top button