Vrau nënën e tij, aktori i njohur dënohet me burg të përjetshëm

Aktori amerikan Ryan Grantham është dënuar me burg të përjetshëm pasi u deklarua fajtor për vrasjen e nënës së tij, Barbara Waite, në vitin 2020.
24-vjeçari, i cili luajti “Jeffery Augustine” në dramën e adoleshentëve “Riverdale”, u dënua të mërkurën në Gjykatën Supreme të Kolumbisë Britanike në Vankuver, transmeton rtv21.tv.
Ai u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së dytë, pasi fillimisht ishte akuzuar për vrasje të shkallës së parë.
Prokurorët thanë se ai kishte komplotuar gjithashtu për të vrarë kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Grantham pranoi se kishte qëlluar nënën e tij në pjesën e pasme të kokës ndërsa ajo luante piano në shtëpinë e tyre./21Media

Back to top button