Policja vret personin e pafajshëm

Policja vret personin e pafajshëm

Një ish police amerikane e cila qëlloi për vdekje fqinjin e saj brenda banesës së tij në Dallas është dënuar me 10 vite burg.

Policja e cila sapo kishte mbaruar turnin prej 14 orësh,  hyri në banesën e Jean dhe qëlloi drejt 26-vjeçarit ndërsa ai po hante akullore në divanin e tij.

Ajo tha se e gjeti derën paksa të hapur kur tentoi ta hapte me çelës duke menduar se ishte banesa e saj. Por në të vërtetë ajo kishte shkuar në apartamentin sipër banesës së saj.

Amber Guyger tha se e vrau Botham Jean pasi gabimisht mendoi se kishte hyrë në banesën e saj për qëllime kriminale.

Ndërsa vëllai i viktimës, Brandt  iu drejtua Guyger dhe i tha se e fal atë.

Nëse të vjen me të vërtetë keq, unë të fal. Unë nuk dua as që të shkosh në burg. Nuk dëshiroj asgjë të keqe për ty“, shtoi ai.

Pasi gjykatësi i lejoi, ata i dhanë njëri-tjetrit një përqafim të gjatë, transmeton rtv21.tv.

Gjatë gjyqit, 31-vjeçarja pranoi se qëlloi një njeri të pafajshëm./21Media