Vriten 44 policë indianë në Kashmir

Një grup militant islamik nga Pakistani e mori përgjegjësinë për sulmin

Raportohet se 44 policë indianë mbetën të vrarë në Kashmir pas një sulmi vetëvrasës ndaj konvojit me të cilin po udhëtonin.

Incidenti në rajonin e kontestuar të Kashmirit, pritet të rrisë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.

Një grup militant islamik nga Pakistani e mori përgjegjësinë për sulmin.

India e ka akuzuar për një kohë të gjatë Pakistanin për mbështetjen e militantëve islamikë në Kashmir.

Ambasadori amerikan në Indi, Ken Juster, dënoi sulmin.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Indisë në luftimin e terrorit dhe mundjen e tij” thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan.

India dhe Pakistani kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë vend.

Të dyja vendet posedojnë armë bërthamore./REL

Back to top button