Vriten me armë zjarri 2 persona në Durrës, njëri ish-drejtues policie

Vrasje në ditën e gjykimit

Dy persona janë vrarë gjatë ditës së sotme në një atentat mafioz pranë Sukthit në autostradën Tiranë-Durrës.

Automjeti tip “Audi A8”, ku udhëtonte ish-polici Ervin Dalipaj, së bashku me mikun e tij Xhino Dautaj, u qëllua në lëvizje. Autorët kanë zbrazur më shumë se 20 plumba kallashi mbi viktimat, të cilët kanë mbetur të dy të vdekur në vend.

Ish-polici Dalipaj ka qenë zyrtar i lartë i krimit ekonomik në Policinë e Tiranës Ai ishte shpallur në kërkim policor si i dyshuar dhe bashkëpunëtor në vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje që tronditi qytetin e Durrësit. Pikërisht sot pritej të zhvillohej seanca në gjykatën e Krimeve të Rënda. Seancë e cila u shty për shkak të mosparaqitjes së tij.
Sipas mediave shqiptare, kjo vrasje ditën e gjyqit, i ka thënë kështu ngjarjes një sfond të rëndë mafioz./21Media

Back to top button