Vriten dy ushtarë amerikanë

Talebanët e morën përgjegjësinë

Dy ushtarë amerikanë kanë humbur jetën sot, pasi një ushtar afgan hapi zjarr ndaj tyre.

Incidenti ka ndodhur në  pjesën lindore të Afganistanit, njoftoi Attahullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar raporton ABC News.

Në sulm janë plagosur edhe dy ushtarë tjerë të SHBA-ve, kurse ushtari afgan është vrarë pas sulmit.

Përgjegjësinë e sulmit e kanë marrë talebanët.

Back to top button