Autoritetet saudite kanë vrarë katër sulmues të armatosur të cilët u përpoqën të nisin një sulm në një ndërtesë të sigurisë në qytetin Zulfi

Autoritetet saudite kanë vrarë katër sulmues të armatosur të cilët u përpoqën të nisin një sulm në një ndërtesë të sigurisë në qytetin Zulfi

Me këtë rast, tre pjesëtarë të forcave të sigurisë u plagosën. Sulmi u zhvillua në qytetin Zulfi, 250 kilometra në veri të Riadit, njoftoi televizioni shtetëror Al-Ekbarija.

Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth identitetit të sulmuesve.

Mediat e tjera saudite raportojnë se sulmuesit u përpoqën ta merrnin makinën përmes portës së një ndërtese të Ministrisë së Brendshme, por që forcat e sigurisë i ndalën kur hapën zjarr.

Mediat shtetërore gjithashtu kanë postuar pamje nga rrjetet sociale që tregojnë sulmues të vdekur me armë automatike dhe eksplozivë.