Ende nuk dihet identiteti i sulmuesit

Ende nuk dihet identiteti i sulmuesit

Së paku 14 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur kur një person hapi zjarr brenda një kishe në Burkina Faso.

Viktimat ishin në një meshë në kishën në Hantoukoura, në pjesën lindore të vendit.

Identiteti i sulmuesit nuk dihet dhe motivet ende janë të paqarta.

Qindra njerëz janë vrarë në këtë vend gjatë viteve të kaluara, shumica prej tyre nga sulmet e xhihadistëve, duke përshkallëzuar tensionet etnike dhe fetare, kryesisht në rajonin në kufi me Malin.

Në sulmin e së dielës, sipas një deklarate të qeverisë rajonale, krahas viktimave, ka pasur edhe shumë persona të plagosur.

Një burim i organeve të sigurisë i tha agjencisë AFP se persona të armatosur e kanë kryer sulmin duke vrarë besimtarët, përfshirë priftin e kishës dhe fëmijë.