Policia në ndjejke të autorit

Policia në ndjejke të autorit

Një vrasje me armë zjarri tronditi Lezhën mëngjesin e së mërkurës. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në fshatin Mërqi, ku viktimë mbeti shtetësi Gjin Marku 64-vjeç i cili ishte kryeplak i fshatit.

Ai është qëlluar me breshëri automatiku teksa po mblidhte barin në një parcele pranë banesës së tij.

Nga të shtënat 64-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të ditur se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin. Ai është shtetasi Tonin Gjini nga Kashnjeti me banim në fshatin Mërqi dhe ishte dhëndër i familjes së viktimës.

Nga hetimet paraprake të Policisë së Shqipërisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit. Ky i fundit i kishte kërkuar mikut të tij që t’i jepte barin që kishte korrur, por kjo nuk është pranuar nga viktima. Në momentin kur ka parë 64-vjeçarin që po mblidhte barin dhe po e ngarkonte në kamionçinën e tij, autori ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes autori është larguar në këmbë së bashku me armën e krimit. Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar 3 persona, të cilët po mblidhnin barin me viktimën, dhe po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gëzhojat e armës të gjetura në vendin e ngjarjes.