Vritet me armë zjarri 17-vjeçarja

Ndërsa një djalë është plagosur

Një vajzë 17-vjeçare është vrarë me armë zjarri, ndërsa një djalë 23 vjeç ka mbetur i plagosur

Ngjarja  ka ndodhur mbrëmjen e sotme (26 dhjetor) në zonën e Laprakës në Tiranë, në rrethana ende të paqarta.

“Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç. Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit./oranews

Back to top button