Policia po heton rastin

Policia po heton rastin

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Zall Xhuxhë në Fan, të Mirditës.

Sipas tyre, viktima është shtetasi E. Z, 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, heton zonën ku ndodhi ngjarja me qëllim kapjen e autorit./21Media