Policia afgane thotë se një gazetar është vrarë në provincën Paktia, në lindje të Afganistanit

Policia afgane thotë se një gazetar është vrarë në provincën Paktia, në lindje të Afganistanit

Trupi i pajetë i Nader Shah Sahibzada – gazetar në Radio Gardez – u gjet më 13 korrik, vetëm një ditë pasi u shpall i zhdukur.

Shefi i policisë, Mohammad Hosman Jahnbaz tha se ende nuk është e qartë nëse vrasja e tij është e lidhur me punën që Sahibzada bënte.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit.

Talibanët dhe grupi militant, Shteti Islamik në të kaluarën kanë kryer sulme që kanë pasur për cak gazetarë.

Afganistani është vendi më vdekjeprurës për gazetarët në mbarë botën. Vetëm vitin e kaluar, në këtë shtet u vranë 13 gazetarë, thuhet në të dhënat e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, organizatë me bazë në Nju Jork.