Në lidhje me rastin arrestohet një person

Në lidhje me rastin arrestohet një person

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas orës 23:00 në Prizren në rrugën “Hysni Morina” , fillimisht qendra e thirrjeve në policinë e Kosovës ka pranuar një informacion dhe është raportuar për një plagosje.

Pas intervenimit nga policia dhe emergjenca e Prizrenit, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes është konstatuar për lëndimin e një viktime femër për të cilën mjeku ka konstatuar vdekjen si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit.

Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Policia njofton se, me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.

Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshuari ka kryer veprën penale të “vrasjes së rëndë’. I dyshuari dhe viktima kanë qenë burrë dhe grua.

Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshuar B.V i lindur në vitin 1958.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtutjeshme hetimore. Me rastin po merren njësitë e hetimeve rajonale në Prizren. /21Media