Vritet një i ri në Ferizaj

Policia është duke e hetuar rastin

Sot rreth orës 12:30 në afërsi të stacionit të autobusëve në Ferizaj ka ndodhur një gjuajte me armë, nga e cila ka vdekur një burrë rreth moshës 25 vjeçare.

Rastin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agim Gashi.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes përveç Policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.

Ai shtoi se Policia është duke e hetuar rastin./21Media

Back to top button