Vritet një person në Malishevë

Ka edhe të plagosur

Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një përleshje me thika që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25, në Dragobil të Malishevës. Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Policia në Malishevë ka pranuar informacionin se me datë 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë. Policia menjëherë ka shkuar në lokacion. Dyshohet se rreth 9 persona kanë marrë pjesë në një rrahje në rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil – Burim dhe si pasojë e lëndimeve të marra mjeku ka kanstatuar vdekjen e një personi.”, tha Hoxha.

Më tej deklaroi se janë arrestuar personat e dyshuar dhe dy automjete janë konfiskuar.

“Policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit, personat e dyshuar të involvuar janë arrestuar dhe po ashtu 2 automjete janë konfiskuar. Është inicuar rasti “vrasje” dhe’ pjesëmarrje në rrahje’ , ku hetimet dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.”, deklaroi ai./21Media

Back to top button