Ai u qëllua për vdekje në vendin e tij në New Orleans

Ai u qëllua për vdekje në vendin e tij në New Orleans

Reperi i famshëm amerikan, Theodore Jones apo siç njihej me emrin artistik Young Greatness, u qëllua për vdekje në vendin e tij, New Orleans.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, ai është vrarë në orët e hershme të së hënës jashtë restorantit “Waffle House”, transmeton rtv21.tv

Polica është në kërkim të dy të dyshuarve dhe sipas tyre vetura të cilën ai po voziste, u vodh pas vrasjes.

Reperi 34-vjeçar, është i njohur për këngën e tij “Moolah”, e cila arriti më shumë se 30 milionë klikime në Youtube. “Moolah” arriti e 85-ta në listën e 100 këngëve të listës Billboard dhe erdhi si miks vitin e kaluar në bashkëpunim me Lil Wayne dhe Yo Gotti. Labeli i tij, në të cilin u bashkua në vitin 2015, shkroi një postim në twitter ku tha “Prehu në paqe Young Greatness”./21Media