Tigri paraqiste rrezik për banorët e asaj zone

Tigri paraqiste rrezik për banorët e asaj zone

Pas një gjuetie disa ditore, rojet indiane arritën të vrasin një tigër femër të quajtur T-1, e cila kishte ngrënë 13 persona. Në mbështetje të tigrit, ambientalistët ishin drejtuar në Gjykatën e Lartë, por pa rezultat, përcjell rtv21.tv.

Për të kapur atë, janë instaluar 100 kurthe. Rojet u përpoqën për të joshur me silueta e kuajve dhe dhive, shpërndanë shishe të tëra me parfum Calvin Klein, i cili përmban feromone.

Në gusht, tigri dhe dy të vegjlit nëntë muajsh të saj kishin vrarë tre persona rreth qyteteve të Pandharkawada, duke terrorizuar banorët. Njerëzit që jetojnë në këtë vend janë urdhëruar që të kthehen sa më parë nga fushat dhe të dalin vetëm në grupe./21Media