Kujtimet e luftës

Kujtimet e luftës

Kosova ka përjetuar ditë shumë të vështira gjatë kohës së luftës dhe vuajtjet e qytetarëve të Kosovës kanë lënë gjurmë edhe në ditët e sotme.

Çdo vit kur përkujtohet dita e nisjes së bombardimeve nga forcat aleate të NATO-s ndaj bazës ushtarake serbe publikohen foto nga lufta e Kosovës.

Pjesë e fotove të publikuara është edhe këngëtarja Fjolla Morina. Siç po shihet edhe artistja e skenës shqiptare ka përjetuar tmerret e luftës.

Ajo shihet në një gjendje jo të mirë dhe pranë saj është edhe nëna e saj, e cila mban në krah të bijën, shkruan rtv21.tv.

Këngëtarja 33 vjeçare, tani po gëzon një jetë të lumtur dhe ka një sukses në skenën muzikore.

Gjatë periudhës së luftës Kosovë-Serbi, shumë banorë të Kosovës u detyruan me forcë, të shpërnguleshin nga trojet e tyre, duke emigruar në vende të ndryshme, pjesa më e madhe në Shqipëri./21Media