Ndjekni këto këshilla

Ndjekni këto këshilla

Amerikanët shpenzojnë më shumë se 250 milionë dollarë në vit në barna për probleme si kapsllëku. Ani pse mund të jetë e mundimshme dhe e dhimbshme, në shumicën e rasteve kapsllëku paraqitet nga mungesa e konsumimit të mjaftueshëm të fibrave ose jeni të dehidratuar.

Por, këto metoda të lehta do t’ju ndihmojnë ta luftoni atë.

1.Pini çaj me limon dhe mjaltë

Përgatitni një çaj duke shtuar mjaltë dhe limon në ujë. Mjalti është një qetësues dhe gjithashtu ndihmon për të zvogëluar thartirën e çajit të shkaktuar nga limoni. Limoni vepron si një stimulues natyral për sistemin e tretjes dhe ndihmon në largimin e toksinave nga trupi.

2.Pini shumë ujë

Burrat duhet të pinë të paktën 3.7 litra lëngje dhe gratë 2.7 litra në ditë. Kjo për shkak se jashtëqitja e thatë e fortë është shkaku më i zakonshëm i kapsllëkut dhe pirja e mjaftueshme e ujit do ta mbajë trupin të hidratuar siç duhet dhe do ta bëjë të lehtë kalimin e jashtëqitjes.

Uji dhe lëngjet e frutave janë më të mirat për të luftuar kapsllëkun, transmeton rtv21.tv

Shmangni pije me kafeinë dhe sodë pasi ato janë diuretikë dhe në vend që të hidratojnë trupin tuaj, ata në të vërtetë do të lëshojnë më shumë lëng nga trupi juaj.

3.Hani kumbulla

Jo vetëm se janë të pasura me fibra, ato përmbajnë sorbitol – një zëvendësues i sheqerit me origjinë natyrore, i cili përdoret gjerësisht në industrinë ushqimore, që heq kapsllëkun në mënyrë natyrale.

100 gramë kumbulla përmbajnë 14.7 gramë sorbitol. Sidoqoftë, nëse nuk ju pëlqen shija e tyre, ju mund ta krijoni një lëng nga kumbullat. Edhe pse lëngu përmban më pak fibra sesa fruti, do të ketë efekt. Por, keni parasysh se kumbulla do të veprojë pas një ose dy ore.

4.Përfshini jogurtet në ushqimet tuaja, por mos konsumoni produkte të tjera të qumështit

Edhe pse rekomandohet të rrini larg produkteve të qumështit nëse vuani nga kapsllëku, te jogurti ka përjashtime. Jogurti përmban probiotikë, të cilat sipas studimeve ju ndihmojnë të tejkaloni problemet me kapsllëk./21Media