Nga xhelozia qëlloi burrin, e pastaj kreu vetëvrasje

Nga xhelozia qëlloi burrin, e pastaj kreu vetëvrasje

Një grua e cila u diagnostifikua me kancer, qëlloi me armë burrin e saj e pastaj edhe veten, sepse nuk do të mund ta përballonte që ai të takohej me dikë tjetër pas vdekjes së saj. Pilaiwan Kimaphan, 38-vjeçare nga Chachoengsao e Tajlandës, u diagnostifikua me kancer muajin e kaluar. Por mëngjesin e së premtes ajo u gjet e vdekur në shtrat përkrah bashkëshortit të saj, Montree, 43-vjeçar, i cili u ka shpëtuar plagëve të marra, transmeton rtv21.tv

Banorët që dëgjuan të shtënat me armë zjarri e thirrën policinë. Ata e gjetën burrin e shtrirë, me një plumb në kokë. Po trajtohet në spital.

Fqinjtë thonë se ajo po vuante nga kanceri dhe frikësohej se mos Montree do ta gjente dikë tjetër pas vdekjes së saj. Një banor tha se Montreen e donte çdo kush, por gruaja e tij ishte e shqetësuar se ai do ta linte.

“Montree ishte shumë i famshëm, por e donte familjen e tij dhe kujdesej për gruan. Pilaiwan ishte shumë i sëmurë dhe u dobësua shumë.”, tha ai dhe shtoi se ajo frikësohej se mos do ta gjente një grua tjetër, sepse ishte i pashëm dhe kishte shumë shokë.

Zyrtarët që arritën në shtëpi panë një vrimë plumbash në xhamin e dritares, që erdhi nga revolja e njejtë me të cilën gruaja e tij vrau veten. Djali më i madh i çiftit tha se ishte i shokuar kur e kuptoi për vetëvrasjen e nënës, sepse tha që ‘prindërit e tij jetonin jetë të lumtur bashkë’.

“Ishin çift i mrekullueshëm dhe gjithmonë kujdeseshin për mua dhe vëllezërit e mi.”, tha ai.

Ai tregoi se kohët e fundit nëna e ndjerë u kishte kërkuar të kujdeseshin për njëri-tjetrin./21Media