Vuçiq: Arritja e marrëveshjes me Kosovën nuk është aq larg sa duket

Vuçiq thotë se është koha për një marrëveshje

Dy dekada pas mosmarrëveshjes më të madhe të pazgjidhur mes dy shteteve, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq thotë se është koha për një marrëveshje me Kosovën.

Pasi Greqia dhe Maqedonia e arritën marrëveshjen për emrin, presioni ndërkombëtar po zhvendoset te Vuçiqi për të arritur një marrëveshje me liderin kosovar, Hashim Thaçi. Kjo do të mundësonte anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian, së paku në rastin e Kosovës, në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior, shkruan Bloomberg.com

“Ne e dimë çka duam. Nuk është aq larg sa duket”, tha Vuçiq në një intervistë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Thaçi dhe Vuçiq kishin afruar një marrëveshje verën e kaluar, por mundësia që ajo të përfshinte një shkëmbim toke në Ballkan, skena e luftimeve më të këqija të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, nxiti shtyrjen.

Rusia dhe Kina, të cilat kishin mbështetur Serbinë në refuzimin e njohjes së Kosovës, tani thonë se do ta mbështesin Beogradin në çfarëdo qëndrimi.

Thaçi duke folur në një intervistë në Mynih të shtunën, tha se ai beson që viti 2019 do të jetë viti i arritjes së marrëveshjes.

Pengesat u vunë në fokus kur Vuçiq dhe Thaçi patën një debat publik në Mynih. Nganjëherë, biseda zbriti në akuzat për vrasjet dhe përdhunimet e kaluara gjatë konfliktit të të dy palëve.

Marrëdhëniet u përkeqësuan vitin e kaluar pasi Serbia e bllokoi anëtarësimin e Kosovës në Interpol, në organizatën ndërkombëtare të policisë dhe Kosova vendosi taksën prej 100 për qind për mallrat serbe.

Përderisa të dy liderët thonë se janë gati të rifillojnë bisedimet, Vuçiq tha se tarifat duhen hequr së pari.

Duke e përmbyllur me marrëveshjen mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore, Vuçiq tha: “Do të jetë më e keqe sesa djalli”./21Media

Back to top button