Vuçiq: Ballafaqimi me Albin Kurtin ishte i ashpër

Vuçiq: Kam luftuar për interesat e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ballafaqimi i tij i parë me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë të zhvilluar sot në Mynih, ka qenë i ashpër.

Ka qenë debat i ashpër. Nuk mund të jap detaje. Kam luftuar për interesat e Serbisë dhe popullit serb, që është detyrë e imja. E kam folur të vërtetën dhe jam krenar për këtë”, tha Vuçiq për RTS.

Presidenti serb tha se “pas 20 vjetësh ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova“.

Back to top button